Foda pritet të ndryshojë formacionin ndaj Izraelit, në dyshim paraqitja e Aro Muricit

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka bërë të ditur se formacioni për përballjen me Izraelin do të ndryshojë nga ai i ndeshjes së fundit kundër Austrisë. Takimi i xhiros së tretë të Ligës së Kombeve luhet të enjten në Debrecen të Hungarisë.

Të lidhura

None found

Në konferencën për media në Debrecen, Foda tha se synimi i Kosovës është të përsërisë paraqitjen e treguar në fitoren ndaj Irlandës. Sipas tij, skuadra nuk luajti shumë keq as kundër Austrisë, por është e rëndësishme të arrijë sërish nivelin e ndeshjes me Irlandën.

Foda foli edhe për portierin Aro Muric, i cili u lëndua në takimin me Austrinë dhe nuk ka qenë i gatshëm të stërvitet plotësisht. Ai tha se gjatë mbrëmjes do të vlerësohet nëse Muric mund të luajë të nesërmen.

Kosova e nisi këtë kampanjë me fitore 1-0 ndaj Irlandës, përpara se të mposhtej 3-1 nga Austria në Vjenë. Dardanët kërkojnë të kthehen te fitorja kundër Izraelit të enjten, në ndeshjen që nis në orën 20:45 në Debrecen.


sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişjojobet girişholiganbet