Kuvendi i Kosovës miratoi të hënën një deklaratë për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.
Të lidhura
None found
Analisti Faton Mehmeti i tha “Bota sot” se ky votim nuk ndikon në vendimin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, nisma është një përpjekje e PDK-së për t’u shfajësuar për rolin e saj në themelimin e gjykatës.

Mehmeti u shpreh se votimi nuk e ndryshon gjendjen aktuale dhe nuk ka efekt mbi vendimin e marrë nga gjykata. Ai e cilësoi atë si një mënyrë me të cilën PDK-ja po përpiqet të arsyetojë faktin se ishte ajo që e themeloi këtë gjykatë.
Ai kritikoi edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për mbështetjen e nismës. Sipas Mehmetit, LDK-ja duhej të abstenonte, duke pasur parasysh se në aktakuzë përmenden, sipas Prokurorisë, vrasjet e disa eksponentëve të PDK-së.
Mehmeti tha se LDK-ja ka humbur shumë, është larguar nga realiteti, tradita dhe filozofia e saj, ndërsa e përshkroi si një parti të pazareve dhe interesave të ngushta.
Duke shprehur keqardhje për atë që e sheh si rënie të LDK-së, ai përsëriti se kjo parti nuk duhej t’i bashkohej nismës së PDK-së. Mehmeti tha se nisma nuk përfaqëson një program partiak, por synon shfajësimin e PDK-së, dhe përfundoi duke e quajtur atë një shfaqje pa kurrfarë efekti.
