Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës në sulmin më të madh që prej pranverës

Infrastruktura energjetike e Ukrainës është vënë në shënjestër të sulmit më të madh rus që nga pranvera, me goditjet të përqendruara kryesisht në Kiev dhe rrethinat e tij. Kështu deklaroi kryeministri ukrainas Serhiy Koretskyi, sipas BBC-së.

Të lidhura

None found

Të paktën pesë persona u vranë nga sulmet e kryera gjatë natës në pjesë të ndryshme të Ukrainës. Mes viktimave është edhe një fëmijë në rajonin e Kievit.

Goditjet ndërprenë edhe furnizimin me energji elektrike. DTEK, kompania më e madhe private energjetike në Ukrainë, bëri të ditur se e kishte rikthyer energjinë në rreth 8 mijë banesa, pas një nate që e cilësoi të vështirë për kryeqytetin.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, një nga objektivat ishte termocentrali Trypilska, ndër furnizuesit kryesorë me energji të Kievit. Centrenergo, operatori i tij, konfirmoi dëmtimin e objektit dhe njoftoi se po përcaktonte shkallën e dëmeve.

Koretskyi e përshkroi operacionin si një sulm të kombinuar, në shkallë të gjerë, të parin të këtij niveli që prej mbylljes së sezonit të fundit të ngrohjes. Ai tha se, që nga vera, pothuajse çdo ditë është shënuar nga sulme ruse kundër infrastrukturës energjetike ukrainase.

Gjatë natës u goditën gjithsej 11 rajone. Krahas objekteve të energjisë, u prekën ndërtesa banimi, infrastruktura sociale, biznese civile dhe linja hekurudhore.

Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi se infrastruktura kritike u godit në rajonet Zhytomyr, Mykolaiv, Kirovohrad dhe Rivne.

Ministria ukrainase e Energjisë bëri të ditur se të mërkurën disa familje në rajonet e Kievit, Dnipropetrovskut, Donetskut, Sumës dhe Kharkivit mbeteshin pa energji elektrike. Për shkak se furnizimi ishte më i ulët se zakonisht, operatori shtetëror Ukrenergo u kërkoi banorëve të mos përdornin pajisje që konsumojnë shumë energji nga ora 10:00 deri në 16:00.

Pas shpërthimeve të njëpasnjëshme gjatë natës, Kievi u mbulua nga një re e dendur tymi. Autoritetet u bënë thirrje banorëve të disa lagjeve t’i mbanin dritaret mbyllur derisa tymi të shpërndahej.

Në rajonin e Kievit, trupi i një fëmije u nxor nga rrënojat e një banese. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, deklaroi se në kryeqytet u vranë tre persona. Njëri prej tyre ishte punonjës i një kompanie ukrainase të shërbimeve publike dhe humbi jetën në një ndërtesë magazine.

Në rajonin e Mykolaivit u vra një person tjetër, ndërsa në rajonin verilindor të Sumës humbën jetën dy persona. Guvernatori i Sumës njoftoi se një shkollë ishte goditur gjatë një sulmi të veçantë.

Pushtimi rus në shkallë të plotë i Ukrainës nisi në shkurt 2022. Sipas të dhënave të cituara në raportime, Moska kontrollon aktualisht rreth 20 për qind të territorit të Ukrainës.


Shtuar më 30.09.2026 17:09

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişjojobet giriş