Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës ka dhënë dritën jeshile për gjashtë projektligje që janë pjesë e reformës në drejtësi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit, Vigan Qorrolli, i cili sqaroi se vendimi u mor gjatë mbledhjes së parë të këtij organi.
Të lidhura
None found
Mes nismave të miratuara është Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, krahas pesë projektligjeve të përfshira në Pakon e Reformës në Drejtësi.
Këto të fundit synojnë të adresojnë integritetin dhe përgjegjësinë e gjyqtarëve e prokurorëve, të rrisin rolin e Këshillave dhe të fuqizojnë Akademinë e Drejtësisë.
Pas kalimit në Komision, projektligjet do të vijojnë procedurën për shqyrtim në seancë plenare.
Qorrolli e vlerësoi miratimin e tyre si një hap konkret për ndryshimin e sistemit të drejtësisë dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Kosovës.
