Besimi i gjermanëve te shteti bie në nivelin më të ulët historik, vetëm 32% mbështesin qeverinë

Një sondazh i fundit tregon se besimi i qytetarëve gjermanë ndaj shtetit ka rënë në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë. Studimi u publikua nga nisma D21 në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Mynihut.

Të lidhura

None found

Vetëm 32 për qind e pjesëmarrësve thanë se kanë besim të madh ose shumë të madh te shteti në përgjithësi. Katër vjet më parë, kjo shifër ishte 38 për qind.

Rënie është shënuar edhe në besimin ndaj administratës dhe zyrave publike. Aktualisht, këtyre institucioneve u besojnë 34 për qind e të anketuarve, ndërsa më parë niveli ishte 37 për qind.

Policia vazhdon të renditet si institucioni publik më i besuar, me 55 për qind. Pas saj vijnë sistemi i drejtësisë dhe gjykatat, të cilat gëzojnë besimin e 41 për qind të qytetarëve.

Sa i përket institucioneve politike, bashkitë dhe komunat kryesojnë me 29 për qind besim. Institucionet rajonale kanë marrë 20 për qind, ndërsa ato federale vetëm 17 për qind.

Në nivele të ulëta mbetet edhe besimi te mediat. Vetëm 20 për qind e të anketuarve deklaruan se u besojnë shumë ose në masë të madhe shtypit dhe mediave.

Anketa u zhvillua nga Kantar gjatë muajve prill dhe maj dhe përfshiu rreth 8 mijë persona mbi 16 vjeç në të gjithë Gjermaninë.

Studimi mban titullin “eGovernment Monitor 2026” dhe trajtoi në veçanti procesin e transformimit digjital të administratës publike.


Shtuar më 30.09.2026 15:40

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş