Murati u bën thirrje deputetëve të opozitës të marrin pjesë në votimin për presidentin

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, u ka bërë apel kolegëve nga partitë opozitare që të mos mungojnë në seancën ku pritet të votohet presidenti i ri.

Të lidhura

None found

Në një deklaratë për KosovaPress, Murati tha se Vetëvendosje ka qenë në çdo moment e gatshme për bisedime, ndërsa sipas tij, të njëjtën gatishmëri nuk e kanë treguar partitë e tjera politike.

“Ne kemi qenë gjithmonë të hapur për diskutime lidhur me presidentin. Tani u takon deputetëve të partive të tjera parlamentare të sigurojnë pjesëmarrjen në sallë gjatë votimit. Siç dihet, herën e kaluar vendi shkoi në zgjedhje pasi opozita bojkotoi votimin për president”, u shpreh Murati.

I pyetur për arsyen pse në mbledhjen e sotme të qeverisë nuk është përfshirë në rend dite projektligji për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, Murati tha se çdo nismë ligjore duhet të kalojë fillimisht nëpër një proces shqyrtimi.

“Edhe ky projektligj, njësoj si të gjitha projektligjet e tjera, kërkon kohë për t’u analizuar dhe trajtuar. Ministritë përkatëse e shqyrtojnë, japin opinionin e tyre dhe më pas ai procedohet”, deklaroi ai.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në aktgjykimin e 23 shtatorit, bëri të ditur se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht, kur u konstituua Kuvendi, dhe përfundon më 6 tetor.


Shtuar më 30.09.2026 12:15

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş