Deliu-Kodra kërkon që Qeveria të dërgojë në Kuvend projektligjin për Dhomat e Specializuara

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i ka kërkuar Qeverisë dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, që projektligji për Dhomat e Specializuara të procedohet në Kuvend.

Të lidhura

None found

Sipas saj, deklaratat e zyrtarëve qeveritarë duhet të shoqërohen me hapa konkretë, ndërsa nisma nuk duhet të shtyhet apo të trajtohet si pjesë e agjendës së zakonshme ditore.

Deliu-Kodra theksoi se Kuvendi i Kosovës duhet të veprojë i bashkuar, pa dallime mes partive, për miratimin e një ligji që do t’u shërbente liderëve të UÇK-së dhe Kosovës.

Ajo rikujtoi se partitë politike kishin miratuar një deklaratë të përbashkët, e cila mori mbështetjen e 99 votave në Kuvend dhe e cilësonte dënimin si të padrejtë.

Deputetja e PDK-së vlerësoi se ky qëndrim duhet të pasohet nga angazhimi institucional për hartimin dhe miratimin e ligjit përkatës.

“Përtej deklaratave që i dëgjojmë nga eksponentë të Qeverisë na duhen veprime konkrete, ato janë kur ky ligj do të sillet në Kuvend. Nga deklarata të kthehen në veprime dhe qëndrime që ne i shohim”, u shpreh ajo.

Deliu-Kodra paralajmëroi gjithashtu se situata në Kosovë nuk mund të paraqitet si normale, duke thënë se miratimi i 35 ligjeve nuk duhet të përdoret për të krijuar një përshtypje të tillë.


Shtuar më 30.09.2026 11:54

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş