Alarm rrëmbimi në fluturimin Dubai–Tel Aviv, ngrihen në ajër bombarduesit izraelitë

Një avion i kompanisë Flydubai, që udhëtonte nga Dubai për në Tel Aviv, shkaktoi panik mes pasagjerëve pasi transmetoi për pak kohë një kod emergjence që sinjalizonte rrëmbim ose devijim të detyruar të fluturimit.

Të lidhura

None found

Sinjali vuri në alarm autoritetet izraelite dhe avionë luftarakë të Forcave Ajrore u ngritën menjëherë në ajër. Zëdhënësi i kryeministrit Benjamin Netanyahu, pasi u njoh me ngjarjen, e përjashtoi mundësinë e rrëmbimit. Megjithatë, një burim vendas i sigurisë tha se pamundësia për të kontaktuar pilotin konsiderohej mjaft shqetësuese.

Avioni u ul më pas pa probleme në aeroportin e Tabukut, në Arabinë Saudite. Sipas të dhënave fillestare të raportuara nga Ynet dhe Times of Israel, të cilat citojnë burime të sigurisë izraelite, incidenti mund të jetë shkaktuar nga një konflikt mes pilotëve. Në bord ndodheshin 174 pasagjerë, përfshirë 150 izraelitë; 27 prej pasagjerëve ishin fëmijë.

Sinjali i emergjencës duket se është dërguar ndërsa avioni po zbriste dhe kryente një kthesë. Pas incidentit, Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz zhvilluan një konsultim urgjent për sigurinë.

Ende nuk ka hollësi të tjera për arsyen e dhënies së alarmit për rrëmbim apo për gjendjen e avionit.


Shtuar më 30.09.2026 11:09

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişbetpark girişbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş