Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i pranishëm në ceremoninë ku Qeverisë së Republikës së Kosovës iu dorëzua Platforma për Çështje të Komuniteteve. Platforma është zhvilluar nga IOM-i gjatë vitit 2024, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe Zvicrës.
Të lidhura
None found
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti tha se kjo platformë mbledh në një hapësirë të vetme informacionet që u duhen qytetarëve nga komunitetet joshumicë: serb, boshnjak, turk, rom, ashkali, egjiptian, goran, si dhe malazez e kroat.
Sipas tij, platforma informon për politikat qeveritare dhe mundësitë e reja për grante, subvencione, punësim, trajnime e punë praktike. Njëkohësisht, qytetarëve u mundësohet të raportojnë drejtpërdrejt rastet e diskriminimit, duke vendosur kështu një komunikim të dyanshëm mes Qeverisë dhe komuniteteve.
Administrimi i platformës do të bëhet nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Kurti u bëri thirrje të gjitha komuniteteve që ta përdorin dhe promovojnë atë, si dhe të kontribuojnë në përmirësimin e saj të vazhdueshëm.
