Bashkim Jashari zhvilloi takim me drejtuesit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim me Komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Republikës së Shqipërisë dhe Komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Republikës së Kroacisë.

Të lidhura

None found

Biseda u përqendrua te bashkëpunimi mes FSK-së dhe forcave partnere, koordinimi i ndërsjellë dhe ndarja e përvojave profesionale. Vëmendje e veçantë iu kushtua operacioneve speciale, programeve të trajnimit dhe forcimit të kapaciteteve.

Palët vlerësuan gjithashtu rolin e stërvitjeve të përbashkëta në përmirësimin e ndërveprueshmërisë, thellimin e koordinimit dhe zhvillimin e mëtejshëm të aftësive operacionale.

Një pjesë e diskutimit iu dedikua edhe ushtrimit “Valor Shield 2026”, i cili u cilësua si mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash mes forcave pjesëmarrëse. Gjeneral Jashari shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e vazhdueshëm me forcat partnere të Shqipërisë dhe Kroacisë, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit dhe angazhimeve të përbashkëta për zhvillimin profesional dhe rritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Shtuar më 29.09.2026 15:43

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobetbahsegel