Mbrojtja Civile Kukës: Janë shuar 18 nga 20 vatra, zjarri në Malzi nën kontroll

Komisioni i Mbrotjes Civile në Kukës bën me dije se deri më tani janë shuar 18 nga 20 vatrat e aktivizuara të zjarrit.

Bëhet e ditur se në Njësinë Administrative Malzi është ndërhyre nga ajri dhe vatra e zjarrit në Majën e Rrunës është mbajtur nën kontroll.

Kukësi renditet i pesti në Shqipëri përsa i përket sipërfaqeve me pyje. Megjithatë, Bashkia Kukës, ka mjetet të pakta për të përballuar shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore.

Njoftim i Komisionit të Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës

Sipas informacionit të të marra nga terreni si rezultat i punës së bërë nga  forcat zjarrfikse të bashkisë Kukës punonjësit  e Nj.Ad Malzi dhe të pyjores dhe ndërhyrja nga ajri me Helikopter vatra e zjarrit ne Majen e Rrunes është mbajtur nën kontroll. Brenda vatrës ka grumbuj drurësh të thatë që vazhdojnë të digjen. Me gjithë punën e bërë vazhdon të jetë problematike vatra e zjarrit. Gjatë të shtunës nga bashkia u angazhuan 10 forca të MZSH-së, 8 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 10 forca nga komuniteti.

Për gjatë gushtit në pyjet e Kukësit u shfaqën 20 vatra zjarri, 18 prej të cilave tashmë janë shuar. Dëmet nga zjarret, që kanë hyrë në javën e tretë, janë të pallogaritshme.

Vetëm në njësinë administrative Malzi janë djegur mbi 2000 hektarë me pyje dhe shkurre. Fatmirësisht nuk ka humbje në njerëz.

Kukësi renditet i pesti në Shqipëri përsa i përket sipërfaqeve me pyje. Megjithatë, Bashkia Kukës, ka mjetet të pakta për të përballuar shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore./albeu.com


Shtuar 14.08.2021 20:07

Tags: ,