Pio Esposito shënoi golin e tij të parë me fanellën e Italisë në fitoren ndaj Turqisë, një moment që sulmuesi i Interit zgjodhi t’ia kushtonte gjyshes së tij, e cila po përballet me një periudhë të vështirë.
Të lidhura
None found
Pas ndeshjes, Esposito rrëfeu emocionet e përjetuara dhe tregoi se kishte dëshiruar ta gjente rrjetën pikërisht për t’ia dedikuar golin gjyshes së tij.
“Dua shumë t’ia dedikoj golin gjyshes sime, e cila po kalon ditë aspak të lehta. E kisha dëshirë ta shënoja për t’ia kushtuar asaj”, u shpreh sulmuesi italian.
Ai foli gjithashtu për përvojën e veçantë që pati në fushë së bashku me vëllain e tij, Sebastianon.
“Më solli ndër mend debutimin tim. U mundova të mos i shtoja shumë presion. Shpresoj ta ketë shijuar sa më shumë dhe që të kemi mundësi të luajmë bashkë edhe në shumë raste të tjera”, deklaroi Esposito.
Sulmuesi vuri në dukje edhe motivimin e madh me të cilin Italia u paraqit në përballjen kundër Turqisë.
“Kishim dëshirë dhe entuziazëm të madh, elemente që duhen kur përfaqëson këtë fanellë. Në futboll nuk mund të shkosh gjithmonë sipas planit, por duhet të ruash në çdo rast mentalitetin e duhur. Sot u kënaqëm dhe besoj se kjo u reflektua edhe në fushë”, përfundoi Pio Esposito.
