Japonia përfshihet nga shira të rrëmbyeshëm, evakuohen 5 milion njerëz

5 milion njerëz në Japoni janë evakuuar për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshir bregdetin jugor, raporton albeu.com.

Kërcënimi për përmbytje dhe rrëshqitje dherash është identifikuar në mbi 20 prefektura.

Disa imazhe të postuara në mediat sociale tregojnë banorët që ecin në ujë në rrugët e përmbytura, duke mbajtur në duar fëmijë dhe sende personale.

Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit, shpëtuan njerëzit që ishin bllokuar duke i ngarkuar në varka.

Një person vdiq dhe dy të tjerë besohet të jenë të zhdukur për shkak të shirave të rrëmbyeshëm. Viktima është një grua 59-vjeçare dhe të zhdukurit janë dy anëtarë të familjes së saj, informon albeu.com.

Sipas një zyrtari lokal, të tre ishin në një nga shtëpitë e goditura nga rrëshqitja e tokës në qytetin Unzen, në prefekturën Nagasaky.

Vala e motit të keq që goditi Japoninë është gjithashtu për shkak të ndryshimit të klimës, i cili rrit rrezikun e shirave të rrëmbyeshëm pasi një atmosferë më e ngrohtë mban më shumë ujë./albeu.com


Shtuar 14.08.2021 17:50