Vedat Muriqi merr përgjegjësinë pas humbjes me Austrinë: Goli i hershëm do ta ndryshonte ndeshjen

Kosova pësoi disfatën e parë në raundin e dytë të Ligës së Kombeve, pasi u mposht 3-1 nga Austria në transfertë. Pas përfundimit të sfidës në Vjenë, sulmuesi dhe kapiteni i përfaqësueses dardane, Vedat Muriqi, komentoi paraqitjen e ekipit.

Të lidhura

None found

Muriqi tha se skuadra e kishte të qartë përballë kujt do të luante dhe se kishte besim te loja e saj. Ai vlerësoi edhe bashkëpunimin brenda ekipit, duke theksuar se në stadium ndodheshin mijëra shqiptarë.

Sulmuesi kosovar pranoi se mundësia e krijuar në minutat e para mund të kishte ndikuar në rrjedhën e takimit. “E kisha rastin në fillim të ndeshjes dhe, nëse do ta kisha kthyer në gol, ndoshta do të flisnim ndryshe. Si kapiten i ekipit, e marr përgjegjësinë për atë rast dhe më vjen keq”, u shpreh ai.

Megjithatë, Muriqi nënvizoi se ndeshja tashmë i përket së kaluarës dhe se Kosova duhet të rikuperohet shpejt, pasi pas tre ditësh e pret një përballje vendimtare për ecurinë në grup. “Do ta analizojmë këtë lojë, por kemi shumë pak kohë për t’u rigjeneruar. Përpara kemi Izraelin, një skuadër që luan mirë si ekip”, deklaroi Muriqi.


Shtuar më 27.09.2026 21:21

sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almapusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomsekabetjojobetcasibom