Kosova e dyta në grup pas humbjes nga Austria, ja datat e sfidave të ardhshme

Fitorja 3-1 e Austrisë ndaj Kosovës në Vjenë e ka ngjitur përfaqësuesen austriake në krye të grupit 3 të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Të lidhura

None found

Austria kryeson me 6 pikë dhe golaverazh +4, pasi edhe përballjen e parë me Izraelin e fitoi me të njëjtin rezultat, 3-1.

Kosova renditet e dyta me 3 pikë dhe golaverazh -1. “Dardanët” e siguruan këtë bilanc pas fitores 1-0 ndaj Irlandës në ndeshjen hapëse.

Irlanda ndodhet në vendin e tretë me tri pikë dhe golaverazh -1, ndërsa Izraeli është i fundit me zero pikë, të paktën për momentin. Më vonë gjatë mbrëmjes, Irlanda dhe Izraeli do të përballen mes tyre.

Pas sfidës në Austri, Kosovës i mbetet pak kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës, e cila do të luhet më 1 tetor. Përfaqësuesja kosovare do të jetë mysafire e Izraelit në Debrecen të Hungarisë, ndërsa takimi nis në orën 20:45.

Më 4 tetor, vetëm katër ditë më vonë, Kosova do ta ketë radhën të luajë në shtëpi ndaj Austrisë. Kjo ndeshje është programuar të fillojë në orën 18:00.

Synimi i Kosovës në këto dy takime është rikthimi te rezultatet pozitive, ruajtja e vendit në grup dhe lufta për promovim në nivelin e ardhshëm.


sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almapusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom