Vuçiç jep dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë, zhvillon telefonatë me Putinin, ja çfarë diskutuan dy liderët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të dorëzojë ditën e sotme dorëheqjen nga posti i presidentit, pas njoftimit se do të largohet nga detyra për tu fokusuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Përpara largimit nga presidenca, Vuçiç zhvilloi një bisedë telefonike rreth një orë me presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në qendër të diskutimeve ishte furnizimi me gaz i Serbisë. Marrëveshja aktuale skadon më 30 shtator dhe Vuçiç tha se pret që ajo të zgjatet, duke garantuar furnizime të qëndrueshme me gaz. Sakaq, ai përmendi një çmim prej rreth 318 euro për 1 mijë metra kub, krahasuar me çmimin e tregut prej rreth 868 eurosh.

Të lidhura

None found

Gjatë telefonatës, dy liderët diskutuan edhe për situatën e kompanisë serbe të naftës NIS, në të cilën Rusia zotëron një pjesë të konsiderueshme të aksioneve. Sipas Vuçiçit, palët shpresojnë të gjejnë një zgjidhje për çështjen e kompanisë, e cila është prekur nga sanksionet amerikane.

Njëkohësisht, biseda përfshiu edhe çështje të tjera, mes tyre bashkëpunimin me Hekurudhat Ruse, luftën në Ukrainë dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Vuçiç falënderoi Putinin për bashkëpunimin gjatë 14 viteve të fundit dhe e informoi për dorëheqjen e tij. Pas dorëheqjes, Vuçiç synon të rikthehet në garën politike përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit.


Shtuar më 27.09.2026 17:21

sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom