Kur shqiptarët bashkohen, nderohet UÇK-ja” – “Plisat” mblidhen në Prishtinë për të mbështetur çlirimtarët

Tifo-grupi “Plisat” është mbledhur sot në Prishtinë për të shprehur mbështetjen ndaj çlirimtarëve, në kuadër të protestës së paralajmëruar nga grupet e tifozëve në Kosovë.

Të lidhura

None found

Tubimi i tyre është zhvilluar prapa Pallatit të Rinisë.

Ndërkohë, në sheshin “Skënderbeu”, ku protestat po vijojnë prej disa ditësh, është vërejtur një prani më e madhe e Policisë së Kosovës.

Forcat e policisë janë angazhuar në terren, ndërsa për garantimin e rendit dhe sigurisë janë ndërmarrë masa të posaçme, përfshirë vendosjen e barrierave metalike.

Protestës pritet t’i bashkohen edhe grupe të tjera tifozësh nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Aktiviteti është organizuar në shenjë mbështetjeje për ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët po përballen me procese gjyqësore në Hagë. /Telegrafi/


sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom