Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, arriti mbrëmë një moment historik duke kaluar 100 ndeshje me fanellën kuqezi. Në takimin ndaj Bjellorusisë, shkodrani dha një kontribut të çmuar me asistin që i dha mundësinë Ernest Muçit të shënonte gol.
Fitorja ka injektuar entuziazëm te lojtarët shqiptarë, duke ngjallur edhe euforinë për ndeshjet e ardhshme. Sidoqoftë, Hysaj, i cili mban njëkohësisht rekordin për numrin më të lartë të paraqitjeve me ekipin kombëtar, u përpoq t’i qetësojë shokët e tij me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale.
Të lidhura
None found
“Start i mirë, por kemi ende shumë rrugë përpara”, shprehu mbrojtësi i krahut të djathtë. Kombëtarja shqiptare do të luajë sfidën e radhës pas dy ditësh, në transfertë kundër San Marinos, me fillim nga ora 20:45.
