Kosova dhuron spektakël ndaj Lituanisë (VIDEO)

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar  4-0 ndaj Lituanisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Goli i parë erdhi në minutën 27 me Arbër Zenelin.

Në minutën e 63-të  ishte Vedat Muriqi, i cili shënoi me kokë për 2-0 pas asistimit të saktë të Milot Rashicës.

Sërish Zeneli  realizoi  në minutën e (71’) duke dërgaur shifrat 3-0.

Ndërsa Besar Halimi shënoi golin e 4.

Kosova në datën 28 mars e pret Suedinë, ndërsa 3 ditë më vonë udhëton në Spanjë. /albeu.com/


Shtuar 24.03.2021 22:46