Punoi 3 vjet në market, atletja australiane ruan pagat për të garuar në Lojërat Olimpike (FOTO LAJM)

Sportistja australiane Riley Day shkoi në “Tokyo 2020” pa asnjë sponsor për t’ia mbuluar pagat e trajnerëve dhe shpenzimet e tjera që të gjithë atletët i kanë.

Riley Day punoi në Woolworths për tre vjet dhe ruajti pagat për të garuar në Lojërat Olimpike.

Atletja e theu rekordin e saj personal dhe tani rezultati i saj më i mirë është 22.56 sekonda. Ajo nuk mundi ta përmbajë veten pas garës derisa po jepte një intervistë për Channel 7.

“Ishte një garë shumë më e mirë sesa këtë mëngjes. Shpresoj se ky ishte vrapimi më i shpejtë në mënyrë që unë të mund të jem në finale. Kjo është e mrekullueshme”, tha Day.


Shtuar 13.08.2021 13:29