Refuzoi thirrjen e OBSH për të zbardhur origjinën e COVID, Kina: Po bëhet politikë

Thirrja e OBSH drejtuar Kinës për zbardhjen e origjinës së COVID 19, ran ë vesh të shurdhër në vendin komunist.

Kjo pasi vendi lindor pretendon se çështja po përdoret politikisht.

Arsyeja që jep Kina është se mbështet përpjekjet “shkencore” në vend të atyre “politike” për të kuptuar si është përhapur virusi.

Presioni është duke u rritur sërish ndaj Pekinit, për të hetuar virusin që ka lënë të vdekur më shumë se katër milionë persona dhe ka paralizuar ekonomitë në gjithë botën, prej kur është identifikuar në qytetin kinez Vuhan në fund të vitit 2019.

Të enjten, OBSH i ka bërë sërish thirrje Kinës që të ndajë të dhënat fillestare rreth koronavirusit, për të analizuar origjinën e sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus.

Mirëpo Kina ka përsëritur qëndrimin e saj, duke thënë se hetimi fillestar ka qenë i mjaftueshëm dhe thirrjet për më shumë të dhëna janë të motivuara nga politika dhe jo shkenca.

Ne kundërshtojmë gjurmimet mbi baza politike dhe braktisjen e raportit të përbashkët të lëshuar pas vizitës së ekspertëve të OBSH-së në Vuhan”, ka thënë zëvëndësministri i Jashtëm kinez, Ma Zhaoxu.

Në një vizitë të ekipit të OBSH-së me ekspertë ndërkombëtarë, bashkë me homologët e tyre kinezë në janar të këtij viti, nuk është arritur te përfundimi sesi është përhapur fillimisht virusi.


Shtuar 13.08.2021 11:23

Tags: , ,