Dyshime për një skemë të përbashkët korrupsioni mes gjyqtares Enerjeta Shehaj dhe bashkëshortit të saj, ish-prokurorit Erjon Shehaj

Gjyqtarja Enerjeta Shehaj (Deraj), u konfirmua në detyrë në tetor të vitit 2022, pavarësisht vërejtjeve të përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs.

Ajo ishte akuzuar se kishte lejuar ndërtime të paligjshme përmes dokumenteve të falsifikuara dhe mbi sipërfaqe të zaptuara, si dhe se kishte përdorur hua fiktive me akte noteriale të paregjistruara për të justifikuar pasurinë.

Të lidhura

None found

Në proces ishin ngritur gjithashtu dyshime për falsifikim dokumentesh.

Sipas pretendimeve të ngritura, pas gjyqtares Shehaj qëndron një linjë interesi e cila dyshohet se ka paguar 500 mijë euro për të shmangur shkarkimin.

Pretendimi lidhet me përdorimin e standardeve të dyfishta nga trupi gjykues, duke anashkaluar konstatimet për pasuri të pajustifikuara, dyshimet për pastrim parash, favorizimin e paligjshmërive dhe pretendimet se gjyqtarja ishte kapur duke ushtruar ndikim të paligjshëm.

Në qershor të vitit 2020, dy vjet përpara përfundimit të procesit të Vetingut, Enerjeta Shehaj (Deraj) kandidoi për një vend në Gjykatën e Lartë.

Kandidimi i saj u shoqërua me një denoncim, sipas të cilit ajo kishte fshehur një kallëzim për ndikim të paligjshëm. Megjithatë, në maj të vitit 2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor e emëroi Shehajn në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Bashkëshorti i saj, Erjon Shehaj, ishte konfirmuar në detyrë në prill të vitit 2022. Në atë kohë ai mbante postin e kryeprokurorit në Lezhë dhe ishte përmendur për pazare me dosjet, veçanërisht për favorizimin e personave të përfshirë në trafik droge.

Procesi i tij i Vetingut u zhvillua nga trupa e kryesuar nga Alma Faksaj, me Pamela Qirkon si relatore dhe Brunilda Bekteshin si anëtare.

Pavarësisht problemeve të evidentuara lidhur me profesionalizmin dhe mungesës së burimeve të ligjshme për pasurinë e deklaruar, trupa e shpëtoi nga shkarkimi.

Ky vendim u rrëzua më pas nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Në prill të vitit 2025, KPA vendosi shkarkimin e Erjon Shehajt, duke e vlerësuar të papërshtatshëm për ushtrimin e funksionit të prokurorit. Fillimisht, ish-komisioneri Florian Ballhysa kishte kërkuar shkarkimin e tij, me argumentin se Shehaj nuk përmbushte nivelin minimal kualifikues në kriterin profesional.

Më pas, ish-drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, pasi kishte marrë kompetencat e Komisionerit Publik, mbështeti shkaqet e ankimit dhe kërkoi largimin e Shehajt, duke e akuzuar se kishte favorizuar persona të rrezikshëm.

Sipas të dhënave të përmendura në proces, Erjon Shehaj, nuk kishte regjistruar procedime për një numër veprash penale të referuara nga policia dhe, në raste të tjera, kishte vendosur pushimin e hetimeve.

Një nga personat e hetuar prej tij për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municionit” ishte kapur me rreth 3 kg hashash dhe me lëndë plasëse të modifikuar, e cila synonte të mundësonte shpërthime në distancë përmes telefonave celularë.

Dosja ishte marrë në shqyrtim nga prokurori Shehaj, ndërsa personi i kapur me drogë dhe eksploziv kishte shmangur burgimin dhe ishte dënuar me shërbim prove. Sipas pretendimeve të ngritura, një vendim i tillë mund të inkurajonte kryerjen e veprave të rënda penale.

Po ashtu, Shehaj akuzohet se e përdori detyrën për të ndjekur avokatin Ded Guri, me të cilin kishte një konflikt personal.

Guri u hetua dhe u akuzua për një letër kërcënuese ndaj prokurorit, por më vonë u shpall i pafajshëm, ndërsa Shehaj nuk u përball me ndëshkim ligjor.

Tre muaj pas shkarkimit, në korrik të vitit të kaluar, ish-prokurori Erjon Shehaj, hapi një zyrë avokatie pranë QSUT-së në Tiranë. Disa përgjime dhe hetime proaktive të SPAK-ut për korrupsion dyshohet se kanë çuar te kjo zyrë, tashmë e drejtuar nga Shehaj në cilësinë e avokatit.

Pretendimi është se zyra shërben si mbulesë për një skemë korrupsioni, ku gjyqet dyshohet se fitohen përmes bashkëpunimit me bashkëshorten e tij, gjyqtaren e Apelit Administrativ Enerjeta Shehaj, në këmbim të tarifave të ryshfetit sipas çështjeve.

Sinjalizimet dhe hetimet proaktive të SPAK-ut kanë ngritur dyshime se zyra e avokatisë përdoret për të finalizuar pazaret rreth vendimeve të gjyqtares Enerjeta Shehaj. Për të janë bërë pretendime se disponon regjistrime, ku shfaqet duke negociuar dosje dhe duke ushtruar ndikim të paligjshëm. Në të njëjtën zyrë, sipas dyshimeve, përgatitet edhe arsyetimi i vendimeve të saj.

Në këto raste, palët përfaqësohen formalisht nga avokatë të tjerë, ndërsa vota e gjyqtares Shehaj në trupat gjykuese dyshohet se përcaktohet, vlerësohet dhe shitet në zyrën e bashkëshortit të saj.

Sipas pretendimeve, paratë e përfituara nga kjo skemë pastrohen përmes investimeve në pasuri të paluajtshme, të kamufluara me kredi dhe kontrata me vlera shumë të ulëta, si edhe përmes pasurive të regjistruara në emër të personave të besuar. Në këtë kategori përfshihen apartamente, dyqane, aksione dhe interesa të tjera.


Shtuar 21.09.2026 08:00

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbet