Zbulimi i hershëm i aftësisë ndryshe te fëmijët konsiderohet thelbësor për nisjen e trajtimeve në kohë dhe përmirësimin e gjendjes së tyre.
Të lidhura
None found
Për t’u mundësuar më pas përfitimi i shërbimeve, Ministria e Shëndetësisë do të fillojë procesin e depistimit në shkolla.
Ndërkohë, specialistët shprehin shqetësime lidhur me mënyrën e zhvillimit të procesit, garantimin e konfidencialitetit dhe ofrimin e shërbimeve pas diagnostikimit.
Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka zgjedhur Elbasanin për nisjen e një projekti pilot, i cili parashikon shërbim të specializuar dentar për rreth 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara.
