Haradinaj-Stublla rendit tri “gabimet kardinale” të Kosovës: Asociacionin, Specialen dhe Kishën Ortodokse

Meliza Haradinaj-Stublla, ish-ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka vlerësuar se Kosova ka bërë “tri gabime kardinale”, pasojat e të cilave mund të ndihen edhe në të ardhmen.

Të lidhura

None found

Përmes një reagimi publik, ajo e ka vendosur në krye të listës Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke përmendur marrëveshjet e arritura në vitet 2013 dhe 2015.

Në renditjen e saj, çështja e dytë është themelimi i Gjykatës Speciale më 2015, ndërsa e treta është ajo që Haradinaj-Stublla e ka cilësuar si “Kisha Ortodokse (2023)”.

“TRI GABIME KARDINALE që do të na kushtojnë në të ardhmen nëse nuk punojmë me urgjencë e me unitet të plotë kombëtar e strategjik: 1. Asociacioni monoetnik (2013/2015); 2. Gjykata Speciale (2015); 3. Kisha Ortodokse (2023)”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ish-ministrja ka kërkuar bashkim politik dhe strategjik, me arsyetimin se, sipas vlerësimit të saj, ekziston ende mundësia që këto çështje të trajtohen.

“Historia dhe fëmijët tanë do na kërkojnë llogari nëse do ua lëmë atyre barrën e gabimeve që sot ende mund t’i korrigjojmë nëse bëhemi BASHKË!”, ka shkruar ajo.


Shtuar 20.09.2026 19:58

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet Girişsekabetholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobet