Andreas Christensen do të jetë jashtë fushave për disa javë, pasi Barcelona konfirmoi se qendërmbrojtësi danez ka pësuar dëmtim në kofshë.
Të lidhura
None found
Lëndimi ndodhi gjatë fitores 3-1 të Barcelonës ndaj Sevillas, të regjistruar mbrëmjen e kaluar.
Kontrollet mjekësore kanë evidentuar një problem në kofshën e majtë të futbollistit.
“Ekzaminimet kanë konfirmuar se lojtari i ekipit të parë, Andreas Christensen, ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë. Ai do të jetë i padisponueshëm për momentin dhe evoluimi i gjendjes së tij do të përcaktojë rikthimin në fushë”, njoftoi Barcelona.
Pushimi i gjatë ndërkombëtar mund të jetë në favor të Christensenit, pasi i siguron më shumë kohë për t’u rikuperuar dhe rrit mundësinë që ai të jetë gati për ndeshjet e ardhshme.
Barcelona do të luajë sërish në La Liga më 10 tetor, kur do të përballet me Getafen./
