Gvozdenovic para derbit me Tiranën: Respekt për një klub të madh, por ne jemi Elbasani dhe duam vazhdimësi

Sot, Tirana dhe Elbasani do të ndeshen në kuadër të javës së pestë të “Abissnet Superiore”. Takimi është programuar të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi” duke filluar nga ora 16:00. Para kësaj sfide, trajneri i skuadrës verdheblu, Ivan Gvozdenovic, ka ndarë mendimet e tij me mediat.

Të lidhura

None found

“Kemi sërish një derbi përpara, pas atij me Egnatian tani vjen një tjetër ndaj Tiranës në orën 16:00. Gjendja jonë deri tani është pozitive, të gjithë janë gati dhe nuk kemi probleme. Derbi është gjithmonë një ndeshje e fortë, tërheqëse dhe e bukur. Ne do ta presim atë si zakonisht,” u shpreh fillimisht tekniku.

Ai theksoi se ka shumë konsideratë për kundërshtarin. “Sigurisht që e respektojmë Tiranën, është një klub me histori të madhe, shumë i fortë dhe me një numër të lartë trofesh. Megjithatë, e them përsëri, ne jemi Elbasani. Gjithmonë do të përpiqemi të japim më të mirën në fushë. Synimi ynë është të dalim me një rezultat pozitiv, duke pasur besim të plotë dhe qetësi,” shtoi ai.

Gvozdenovic vuri theksin te rëndësia e vazhdimësisë së rezultateve. “Është shumë e rëndësishme të kemi vazhdimësi. Pas fitores dhe paraqitjes së mirë kundër Egnatias, tani na duhet të ecim në të njëjtën rrugë. Kemi nevojë për stabilitet. Të gjithë së bashku, stafi dhe lojtarët, do të japin maksimumin në fushë. Do të kërkojmë fitoren sepse besimi ynë është i lartë. Dua që të vazhdojmë me rezultate pozitive,” deklaroi ai.

Në fund, trajneri bëri një bilanc të shkurtër të ecurisë së ekipit. “Nëse bëjmë një analizë të shpejtë, që nga java e parë me Laçin, pastaj Shkodra, Dinamo dhe tani Egnatia, ne kemi qenë çdo javë më mirë. Ky është këndvështrimi im. Jam i kënaqur me skuadrën dhe lojtarët, por na duhet edhe pak më shumë në çdo sfidë. Kemi cilësi dhe hapësira për t’u përmirësuar edhe më tej,” përfundoi Gvozdenovic.


Shtuar 20.09.2026 10:21

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisroketbetjojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet GirişsekabetHoliganbetJojobetJojobetMadridbetBetparkBetparkPusulabetcasibombahsegel girişbahsegel