Të gjitha ndeshjet e javës së katërt të Kategorisë së Parë do të zhvillohen ditën e sotme, me disa përballje që pritet të sjellin rivalitet të fortë dhe spektakël.
Të lidhura
None found
Programi nis në orën 13:30, kur Besëlidhja do të presë Besën e Kavajës, ndërsa Pogradeci do të kërkojë triumfin përballë Flamurtarit. Katër skuadrat konsiderohen ndër ekipet favorite për të siguruar ngjitjen në elitë.
Katër takimet e tjera do të luhen paralelisht në orën 16:00. Iliria do të sfidojë Bylisin, ndërsa Korabi pret në shtëpi Korabin. Në dy ndeshjet e tjera, Oriku do të përballet me Burrelin dhe Sopoti do të luajë kundër Kastriotit.
