Superliga e Kosovës vijon sonte me dy ndeshje që pritet të sjellin rivalitet dhe emocione.
Të lidhura
None found
Në Klinë, Dukagjini do të jetë nikoqir i kampiones Drita, ndërsa Llapi do të udhëtojë për t’u përballur me Drenicën, me synimin për të siguruar pikët e plota.
Interesimi kryesor do të përqendrohet te dueli në Klinë, ku “Intelektualët” kërkojnë të reagojnë pas formës së dobët dhe të dalin me fitore.
Dukagjini, ndërkohë, po gëzon një ecuri shumë të mirë, pasi nuk ka pësuar humbje në pesë ndeshjet e fundit dhe synon ta ruajë të njëjtin ritëm.
Një takim interesant parashikohet edhe mes Drenicës dhe Llapit, dy skuadra që kanë si objektiv të largohen nga pjesa e poshtme e tabelës.
Të dyja përballjet do të fillojnë në orën 19:00.
