Dy shtetas gjermanë janë shoqëruar nga autoritetet pasi vendosën në një mur të Muzeut të Luvrit në Paris dy piktura të tyret, pranë veprës së famshme Mona Lisa.
Të lidhura
None found
Episodi u regjistrua të shtunën, më 19 shtator, rreth orës 15:30, brenda sallës ku qëndron e ekspozuar kryevepra e Leonardo da Vinçit. Një burim policor, i cituar nga gazeta franceze “Le Parisien”, bëri të ditur se dy burrat i fiksuan punimet në mur duke përdorur shirit ngjitës.
Autoritetet i ndaluan të dy për dëmtime të lehta në ambientet e muzeut. Gjatë marrjes në pyetje, ata deklaruan para policisë se veprimin e kishin kryer thjesht për t’u argëtuar.
Ky nuk është rasti i vetëm i pazakontë i ndodhur në Luvër. Në nëntor 2025, dy TikTok-ë belgë arritën të ekspozonin për disa minuta një pikturë të tyren pranë Mona Lizës, derisa punonjësit e muzeut e hoqën atë.
