Një tubim i ekstremit të djathtë përfundoi jashtë kontrollit të shtunën, duke e kthyer Hagën në skenë dhune dhe përplasjesh.
Të lidhura
None found
Manifestimi, i organizuar nën moton “Ne Jemi Populli”, synonte të kundërshtonte politikat e qeverisë për azilin dhe emigracionin masiv, por u bllokua nga autoritetet lokale.
Tensionet u përshkallëzuan pasi pjesëmarrësit nisën të ekspozonin simbole ekstremiste, të kryenin përshëndetje naziste dhe të lëshonin thirrje antisemite. Për të vënë situatën nën kontroll dhe për të larguar turmën, policia e hipur mbi kuaj dhe njësitë speciale ndërhynë me shkopinj gome e qen të stërvitur, ndërsa për një periudhë të shkurtër përdorën edhe topat e ujit.
Ministri holandez i Drejtësisë dhe Sigurisë, David van Weel, reagoi pa vonesë, duke deklaruar: “Është jetike që të merren masat më të forta të mundshme ligjore ndaj kësaj skene.”
Ngjarja nxjerr edhe një herë në pah klimën e tensionuar sociale dhe politike në vend, të lidhur me debatin për administrimin e flukseve migratore në Europë.
