Interi përmbys disavantazhin dhe barazon me Romën në “Olimpico

Interi siguroi një pikë në udhëtim ndaj Romës, pasi u rikthye nga disavantazhi prej dy golash në ndeshjen e xhiros së pestë të Serie A.

Skuadra romake e nisi takimin me ritëm të lartë dhe kaloi në epërsi që në minutën e gjashtë. Manu Kone realizoi golin e parë pas asistimit nga Nahuel Molinas.

Të lidhura

None found

Në minutën e 37-të, Kone u gjend sërish në pozicionin e duhur dhe shfrytëzoi harkimin e Paulo Dybalas për ta çuar rezultatin në 2-0.

Pas pushimit, “Neurazzurët” u paraqitën me një tjetër fytyrë. Vetëm një minutë pas nisjes së pjesës së dytë, Marcus Thuram pasoi për Lautaro Martinez, i cili mposhti portierin vendas me një goditje të saktë dhe ngushtoi rezultatin në 2-1.

Martinez u shndërrua në heroin e Interit, pasi në minutën e 79-të shënoi edhe golin e barazimit, këtë herë pas asistimit të Bisseck.

Ndeshja u mbyll 2-2, me Interin që u largua nga “Olimpico” me një pikë pas përmbysjes së rezultatit.

Roma vazhdon të kryesojë me 13 pikë, po aq sa ka edhe Interi, por skuadra nga kryeqyteti renditet më lart falë golaverazhit më të mirë.


Shtuar 19.09.2026 20:01

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisvaycasinojojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetesbetmarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetholiganbetjojobetJojobetJojobetcasibombahsegel giriş