Statuja gjigante e John Lennon në Penny Lane nxirret në ankand, vlera mund të arrijë në 100 mijë paund

Skulptura prej bronzi e John Lennon, e ekspozuar në Penny Lane të Liverpulit, do të dalë në ankand më 29 shtator dhe pritet të shitet për një shumë që mund të arrijë në 100 mijë paund.

Të lidhura

None found

Vepra në madhësi reale është realizuar nga artistja e ndjerë Laura Lean dhe ndodhet jashtë Kishës së Apostullit Barnaba që prej gushtit 2022.

Shtëpia e ankandeve Omega e ka vlerësuar statujën nga 70 mijë deri në 100 mijë paund, sipas BBC.

Me një lartësi prej afro gjashtë metrash, skulptura e paraqet ish-anëtarin e Beatles të mbështetur mbi një simbol paqeje, ku është shkruar fjala “Imagine”, titulli i një prej këngëve të tij më të njohura.

Vendosja e statujës në këtë zonë u mundësua me mbështetjen e Penny Lane Trust, një organizatë komunitare që vepron në këtë pjesë të Liverpulit.

Pasi vepra origjinale të shitet, në të njëjtin vend do të ekspozohet një kopje e ngjashme, duke ruajtur praninë e saj aty ku ka qëndruar që nga viti 2022.

Penny Lane fitoi famë ndërkombëtare falë këngës me të njëjtin titull të Beatles, e cila u publikua në vitin 1967.

Në ankand do të ofrohen gjithashtu sende të tjera që lidhen me Beatles, përfshirë albume, autografe, kartolina, broshura dhe fotografi.


Shtuar 19.09.2026 19:25

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisvaycasinojojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetholiganbetjojobetJojobetJojobetcasibombahsegel giriş