Prokuroria e Përmetit ka hedhur dyshime se ka pasur një dekonspirim gjatë operacionit të policisë “Mezhgorani” në të cilin u arrestua edhe botuesi Henri Çili.
Ka qenë pikërisht gjyqtarja Myrvete Shkreli e cila do të gjykonte çështjen kundër të arrestuarve kishte dijeni për operacionin dhe për këtë ka komunikuar edhe me familjarë të saj, raporton News 24.
Këta të fundit kanë njoftuar Henri Çilin se ndaj tij do të kishte një urdhër arresti. Kjo është cilësuar si dekonspirim i operacionit, ndaj edhe ditën e sotme pak para nisjes së gjyqit është zëvendësuar edhe gjyqtarja.