Një spital pediatrik në St. Louis të Shteteve të Bashkuara ka realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale tejet të ndërlikuar. Bëhet fjalë për ndarjen e dy vajzave binjake 2-vjeçare, të cilat kishin lindur të bashkuara në pjesën e kafkës.
Të lidhura
None found
Motrat, të quajtura Hiyab dhe Wuhbto, janë me origjinë etiopiane dhe kishin mbërritur në SHBA gjatë vitit 2025, pak përpara se të mbushnin një vjeç.
< p>Më shumë se 60 profesionistë të fushave të ndryshme, përfshirë neurokirurgë pediatrikë, kirurgë plastikë dhe specialistë të kujdesit intensiv, morën pjesë në këtë operacion që zgjati mbi 24 orë, siç raporton revista “People”.
Sipas spitalit, binjakët e bashkuar në kokë përfaqësojnë një dukuri jashtëzakonisht të rrallë, që ndodh afërsisht një herë në 2.5 milionë lindje. Pikërisht kjo e bën këtë procedurë një nga më sfidueset në kirurgjinë pediatrike.
Tani, të dyja vajzat po marrin kujdes intensiv dhe po u nënshtrohen seancave të rehabilitimit. Wuhbto i është nënshtruar tashmë me sukses një operacioni për rindërtimin e kafkës, ndërsa Hiyab pritet të kryejë të njëjtën procedurë më vonë, gjatë muajve të vjeshtës.
