Presidenti amerikan Donald Trump ka vënë firmën mbi ligjin e ri që zgjeron sanksionet kundër Rusisë dhe Iranit, duke i dhënë administratës së Shteteve të Bashkuara mjete shtesë për të shtuar trysninë ekonomike ndaj Moskës.
Të lidhura
None found
Aktligji mban emërtimin “Lindsey O. Graham Sanctioning Russia and Iran Act of 2026” dhe përfshin masa ndaj zyrtarëve rusë, oligarkëve, bankave dhe institucioneve financiare me lidhje me Rusinë.
Një prej dispozitave kryesore i lejon presidentit amerikan të vendosë tarifa deri në 100% për shtetet që importojnë naftë dhe gaz natyror nga Rusia. Zbatimi i këtyre masave nuk është i detyrueshëm, por kompetenca për t’i vendosur ato i është dhënë presidentit.
Ndikimi më i madh mund të ndihet në Kinë dhe Indi, të cilat renditen ndër blerësit kryesorë të naftës ruse. Përmes kësaj mundësie, Uashingtoni synon të shtojë presionin ekonomik ndaj Moskës dhe të reduktojë të ardhurat që Rusia siguron nga eksportet e energjisë.
Paketa e sanksioneve shtrihet edhe mbi sektorët rusë të energjisë dhe mbrojtjes, si dhe mbi individë e kompani që ofrojnë mbështetje për aktivitetet e Rusisë.
Masat e reja nuk kufizohen vetëm te Moska. Ligji zgjeron sanksionet edhe ndaj Iranit, duke përfshirë sektorët e energjisë dhe të armëve.
Para se të mbërrinte në tryezën e presidentit, projektligji ishte votuar nga Senati dhe më pas nga Dhoma e Përfaqësuesve, ku mori mbështetjen e ligjvënësve nga të dyja partitë.
Emri i ligjit lidhet me senatorin republikan Lindsey Graham, një ndër përkrahësit e fuqishëm të Ukrainës, i cili ndërroi jetë në korrik.
Nënshkrimi i Trump shënon një hap të ri të SHBA-së për forcimin e presionit ekonomik ndaj Rusisë. Megjithatë, nëse do të vendosen tarifa ndaj vendeve që blejnë energji ruse, mbetet një vendim që i takon presidentit amerikan.
