Bozdo kundër Ramës për çmimet: Shqipëria importon 90% të ushqimeve, tregjet dominohen nga oligopolet pranë pushtetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili ia atribuoi pronarëve të supermarketeve përgjegjësinë për shtrenjtimin e produkteve ushqimore.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Bozdo akuzoi kreun e qeverisë se po përpiqet të gjejë “grupin armiqësor të radhës”, për të shmangur përgjegjësinë për dëmtimin e bujqësisë dhe për kontrollin e tregut nga oligopolet e lidhura me pushtetin.

Të lidhura

None found

Deputeti demokrat argumentoi gjithashtu se zhvlerësimi i euros nuk ka sjellë përfitime konkrete për qytetarët shqiptarë, pavarësisht logjikës ekonomike që lidhet me uljen e çmimeve.

“Po përgatitet grupi armiqësor i radhës, sipas parimit ‘s’ke ç’t’i bësh samarit dhe i bie gomarit’. Si shpjegohet që në Shqipëri, shteti më i varfër i Evropës, çmimet e shportës ushqimore janë 5% më të larta se në Evropë? Është e vërtetë se rënia e vlerës së euros, të paktën në teori, duhej të ndikonte në uljen e përgjithshme të çmimeve. Por ata që ta kanë shpjeguar këtë kanë lënë pa thënë se një parim i tillë funksionon në tregje konkurruese. Në tregun shqiptar, ku mbizotërojnë oligopolet që ti vetë i ke lejuar të fuqizohen, kjo logjikë nuk mund të zbatohet”, u shpreh Bozdo.

Sipas tij, problemi kryesor i çmimeve të larta lidhet me rënien e prodhimit vendas dhe varësinë e vendit nga importet, të cilat kontrollohen nga subjekte të afërta me qeverinë.

“Prandaj mos u ndal te supermarketet, por përballu me faktin se Shqipëria pothuajse nuk prodhon më asgjë në industrinë ushqimore. Gjatë qeverisjes tënde dhe nën kujdesin tënd të veçantë, kjo industri është shkatërruar bashkë me bujqësinë dhe blegtorinë. 90% e produkteve që konsumojmë vijnë nga jashtë, ndërsa linjat e furnizimit përmes importeve kontrollohen nga Oligopoli. Ka edhe një tjetër fakt: në çdo treg, pa përjashtim, kemi të njëjtën situatë, atë të kontrollit nga klientët e pushtetit. Prandaj shiko samarin, sepse gomari i shkretë jo vetëm që nuk ka faj, por po vdes”, deklaroi deputeti i PD-së.


sultanbeyli escortparla iptvmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Girişsekabet