Prelec: Pavarësia e Kosovës dhe e Kroacisë nuk mund të vihet kurrë në bankën e të akuzuarve

Marko Prelec nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka analizuar reagimet e shkaktuara nga vendimi i Gjykatës Speciale, duke i krahasuar ato me qëndrimet e shprehura më herët nga kroatët lidhur me proceset në Tribunalin Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë.

Të lidhura

None found

Sipas tij, si në Kroaci, ashtu edhe në Kosovë, ekziston një keqinterpretim i këtyre çështjeve, pasi proceset nuk lidhen me ligjshmërinë e luftës për pavarësi. Prelec thekson se gjyqtari i Hagës, Smith, u përpoq maksimalisht ta bënte të qartë këtë dallim.

“Është e trishtueshme të shohësh komentatorë, përfshirë disa që kanë punuar në ICTY dhe që duhet ta dinë më mirë, duke e nxitur këtë qasje. Nuk do t’i përmend emrat, por nuk është e vështirë t’i gjesh. Është një iluzion i dëmshëm. Na dëmton dhe na pengon të ecim përpara”, ka shkruar Prelec.

Megjithatë, ai vlerëson se edhe drejtësia ndërkombëtare mban një pjesë të përgjegjësisë për këtë situatë. Prelec thotë se doktrina e ndërmarrjes së përbashkët kriminale është zbatuar në mënyrë tepër të gjerë dhe të panevojshme, duke vendosur në të njëjtën kornizë “qëllimet e pastra” dhe “mjetet kriminale të përdorura për t’i arritur ato”.

“E drejta e Kosovës për pavarësi, njësoj si ajo e Kroacisë, nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë në bankën e të akuzuarve. Të sillesh sikur është, vetëm na bën të dukemi keq”, ka deklaruar Prelec.


Shtuar më 18.09.2026 15:32

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş