Një rast incestual është zbuluar nga policia në Florida, ku një nënë 46-vjeçare dhe djali i saj përballen me akuza të rënda. Christina Clemes ka deklaruar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të birin “vetëm rreth 100 herë”.
Të lidhura
None found
Sipas autoriteteve, 46-vjeçarja dyshohet se kishte nisur marrëdhënien me Shane Willimas, 22 vjeç, kur ai ishte ende adoleshent. Takimet, sipas hetimit, zhvilloheshin në banesën e familjes në Florida dhe ishin mbajtur të fshehta nga bashkëshorti i saj për disa vite.
Ngjarja u bë publike pasi nëna telefonoi policinë dhe pretendoi se djali e kishte sulmuar seksualisht gjatë muajit të kaluar. Sherifi i Polk County, Grady Judd, tregoi se hetimi nisi pas kësaj denoncimi.
Në një video të publikuar të mërkurën, Judd shpjegoi se Shane ishte irrituar pasi nëna kishte telefonuar autoritetet dhe ai ishte arrestuar për goditjen e saj.
Sipas sherifit, gjatë bisedës me policinë, djali u shpreh: “Shane, nuk duhet të vësh kurrë dorë mbi nënën tënde”. Më pas ai rrëfeu: “Po të them diçka – kam kryer marrëdhënie seksuale me nënën time që kur isha 18 vjeç”.
Kur hetuesit e pyetën nënën nëse marrëdhëniet kishin nisur që kur djali mbushi 18 vjeç, ajo u përgjigj: “Vetëm rreth 100 herë. Jam e qartë”.
Policia mori në pyetje edhe bashkëshortin e 46-vjeçares. Ai deklaroi se martesa e tyre ishte “e lumtur” dhe se të dy jetonin së bashku, ndërsa tha se nuk kishte pasur dijeni për marrëdhënien mes gruas dhe djalit të saj.
Megjithatë, ai pranoi se kishte qenë “pak dyshues” pasi i kishte parë të dy të hynin në dhomën e gjumit dhe ta mbyllnin derën me çelës.
“Çfarë mund të thuash tjetër? Kjo është e neveritshme. Dhe është e paligjshme”, deklaroi sherifi.
Sipas “The Sun”, dokumentet gjyqësore përmbajnë përshkrime shumë eksplicite të marrëdhënies. Në to pretendohet se kontaktet seksuale përfshinin “seks oral, marrëdhënie seksuale dhe seks anal”. Djali ka deklaruar gjithashtu se ai dhe nëna përdornin lodra seksuale dhe filmonin takimet intime me kamera të vendosura në dhomën e gjumit dhe në dhomën e ndenjes.
Clemens, 46 vjeçe, nga Lakeland, akuzohet për një rast incest dhe një rast dhune në familje. Ajo përballet edhe me akuzën për bashkëjetesë në kushtet e tradhtisë bashkëshortore të hapur.
Të dhënat e të burgosurve, të siguruara nga revista “People”, tregojnë se ajo mbahet në paraburgim me një garanci prej 5,250 dollarësh për të dyja akuzat. Edhe djali i saj, Williams, është akuzuar për incest dhe për një rast dhune në familje.
