Dosti: Uniteti kombëtar nuk duhet të kërkohet vetëm kur u shërben interesave politike

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur kritika ndaj thirrjeve për bashkim politik e kombëtar të artikuluara në Kosovë dhe Shqipëri.

Të lidhura

None found

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Dosti pretendon se politikanët shqiptarë në të dyja anët e kufirit janë bashkuar për të kundërshtuar vendimin e Hagës, ndërsa nuk kanë vepruar njësoj për çështje të tjera që ai i vlerëson si të rëndësishme.

“Bashkë për të dënuar vendimin e padrejtë të Hagës. Dhe kurrë jo së bashku për të dënuar së pari gjenocidin serb ndaj Kosovës”, shkruan Dosti.

Sipas tij, kërkesat e sotme për unitet bien ndesh me qëndrimet e mëparshme të disa prej figurave politike, të cilat kanë mbajtur pozicione të ndryshme ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Dosti rikthen në vëmendje edhe diskutimet politike që shoqëruan krijimin e Gjykatës Speciale, duke përmendur kundërshtimet e shprehura në atë kohë në Kuvendin e Kosovës.

Ai kujton gjithashtu deklaratat e bëra ndër vite nga politikanë dhe figura publike për ish-krerët e UÇK-së, si dhe debatet që lidhen me themelimin e kësaj gjykate.

Kritika e tij përfshin edhe zhvillimet e brendshme politike në Kosovë. Dosti përmend emra të ndryshëm të skenës politike dhe thekson se bashkimi nuk është dëshmuar gjatë konstituimit të Kuvendit, formimit e funksionimit të Qeverisë apo zgjedhjes së presidentit.

“Ndaj dhe hapni sytë e veshët dhe bëhuni të mençur, motra e vëllezër, veçmas ju të Kosovës”, shprehet ai.

Një pjesë të reagimit Dosti ia kushton edhe rolit që, sipas tij, kanë luajtur disa figura politike në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë kuadër, ai përmend Edi Ramën dhe Richard Grenellin, duke pretenduar se ata nuk mund të shërbejnë si faktorë bashkues të shqiptarëve rreth interesit të Kosovës.

Në përfundim, Dosti sqaron se e mbështet unitetin kombëtar, por këmbëngul që ai të udhëhiqet nga interesi i Kosovës dhe jo nga kalkulimet politike të momentit.

“Është vërtet mirë, forcë e mencuri të jemi bashkë, një komb e një popull, sepse kështu duhet e kështu meritojmë të jemi”, shkruan ai, duke shtuar se duhet të shmangen ata që “po na pengojnë të ecim përpara”.


Shtuar 18.09.2026 12:47

sultanbeyli escortparla iptvvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelstarzbetsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Giriş