Disa dëshmitarë ose viktima të pretenduara që kanë marrë pjesë në procedurat e Gjykatës Speciale janë pajisur me azil në vende jashtë Kosovës. Ky informacion bëhet i ditur në raportin e qershorit të vitit 2025, të publikuar nga Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave në Hagë.
Të lidhura
None found
Raporti i hartuar nga ZPP-ja në kuadër të Gjykatës Speciale evidenton se disa Viktima Pjesëmarrëse në Procedurë kanë kërkuar azil dhe e kanë përfituar atë, për shkak të frikës për sigurinë e tyre në Kosovë. Sipas dokumentit, një tjetër person është larguar nga procedurat për shkak të shqetësimeve të sigurisë, ndërsa kërcënime në internet dhe në jetën reale kanë përfshirë edhe persona të tjerë.
Në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Prokuroria ka paraqitur gjithsej 257 dëshmitarë. Prej tyre, 125 kanë dëshmuar në Gjykatë, ndërsa pjesa më e madhe është përfshirë në masa mbrojtëse.
Të mërkurën, më 16 shtator, Trupi Gjykues i dënoi Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin me gjithsej 81 vjet burgim.
