Xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës nis sonte, të premten, me vetëm një ndeshje në program.
Të lidhura
None found
Përballë do të jenë Gjilani dhe Prishtina, në derbin që do të luhet në stadiumin e qytetit.
Të dyja skuadrat e kanë filluar sezonin në mënyrë shumë të mirë dhe në këtë duel synojnë të marrin pikët e plota.
Prishtina vjen në këtë takim pa humbje, me pesë fitore në po aq ndeshje, ndërsa Gjilani ka pësuar vetëm një humbje.
“Bardhëkaltërit” do të kenë edhe një motiv shtesë, pasi synojnë t’i japin fund serisë së zezë prej 10 paraqitjesh pa fitore ndaj “Skifterëve”.
Ndeshja do të nisë në orën 19:00.
