Koronavirusi, Arteta: Familjarët e lojtarëve të Arsenalit janë të shqetësuar

Koronavirusi duket se nuk ka lënë pa trullosur edhe skuadrën e Arsenalit.

Coronavirusi është tema kryesore në mediet botërore. Ky virus po afekton edhe botën e futbollit, duke bërë që të shtyhen ndeshje, ose të luhen pa tifozë.

Në kampionate të ndryshme, si ai italian, ka edhe lojtarë të prekur nga ky virus që po përhap frikë në gjithë botën.

Lidhur me këto telashe ka folur edhe trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, i cili ka thënë se familjarë të lojtarëve të Arsenal janë të rrezikuar nga Coronavirusi.

“Ne nuk jemi në ankth. Sigurisht, ne lexojmë informacionet, është gjithë kohës në medie. Familjet tona janë të shqetësuara. Ne kemi shumë lojtarë të huaj me familjet në shtete të ndryshme, kështu që është diçka që ndodh në baza ditore” ka thënë Arteta.

“Klubi dhe autoritetet janë në kontakt çdo ditë. Ne po ndjekim të gjitha instruksionet nga doktorët e klubit. Deri më tani, protokolli që kemi ka qenë mjaftueshëm, por nuk e dimë se në çfarë faze do të zhvillohet” ishin fjalët e trajnerit spanjoll.

Arsenal ndërkohë po përgatitet për ndeshjen e Kupës FA, të cilën e luan të hënën, kundër Portsmouth.


Shtuar 1.03.2020 10:25