BE-ja pas aktgjykimit në Hagë: Procesi të vijojë pa ndërhyrje dhe palët të ruajnë përmbajtjen

Bashkimi Evropian ka reaguar pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të lidhura

None found

Një zëdhënës i BE-së deklaroi për mediat se Unioni është njoftuar për vendimin dhe vlerësoi si thelbësore që procedurat gjyqësore të zhvillohen në mënyrë të pavarur.

“BE-ja ka marrë në dijeni aktgjykimin e sotëm të shkallës së parë në rastin e Prokurorit të Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit”, thuhet në reagimin e Bashkimit Evropian.

Sipas zëdhënësit, Dhomat e Specializuara të Kosovës po e trajtojnë çështjen mbi bazën e përgjegjësisë individuale penale.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës po japin drejtësi duke zhvilluar procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, bazuar në parimin e përgjegjësisë individuale penale”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Pas dënimit të katërshes së UÇK-së në Hagë, qytetarë u revol­tuan dhe thyen xhamat e Qeverisë.

BE-ja ka rikujtuar se personat e dënuar mund ta apelojnë aktgjykimin.

“Personat e dënuar kanë të drejtë të apelojnë aktgjykimin para gjyqtarëve të pavarur të apelit në një trup gjykues të veçantë të Apelit”, deklaroi zëdhënësi i BE-së.

Në reagimin e saj, BE-ja u kërkoi të gjitha palëve dhe akterëve në Kosovë e në rajon që të tregojnë përmbajtje.

“BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve dhe akterëve, në Kosovë dhe në rajon, për përmbajtje. Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet të jenë në gjendje ta zbatojnë mandatin e tyre pa ndërhyrje”, u shprehën nga Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi theksoi se drejtësia duhet të vijojë rrjedhën e saj, çka, sipas tij, ka rëndësi të veçantë për viktimat.

Institucioneve të Kosovës iu rikujtua gjithashtu përgjegjësia për garantimin e sigurisë.

“Autoritetet kanë përgjegjësinë të sigurojnë sigurinë e të gjitha komuniteteve dhe banorëve në mbarë Kosovën.”

BE-ja rikonfirmoi edhe mbështetjen e vazhdueshme për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke nënvizuar se ato u krijuan përmes vendimeve të Kuvendit të Kosovës gjatë viteve 2014–2015.

“Puna e tyre është e rëndësishme për sigurimin e llogaridhënies dhe dhënien e drejtësisë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet e Kosovës, duke kontribuuar kështu në pajtim”, theksoi BE-ja.

Në përfundim, Bashkimi Evropian kërkoi ruajtjen e një klime pa frikë dhe hakmarrje, si dhe mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve.


Shtuar 16.09.2026 16:52

Tags: , ,
sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahispadişahbetjojobetjojobetbahsegeltarafbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegelstarzbet