Kelmendi: Mandati i Speciales mund të përfundojë vetëm përmes procedurave kushtetuese dhe ligjore

Pas vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në skenën politike janë shtuar kërkesat për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Të lidhura

None found

Për këtë çështje ka reaguar profesori dhe juristi Muhamet Kelmendi, i cili ka theksuar se Kuvendi i Kosovës duhet të ndërmarrë hapa institucionalë, por nuk mund ta mbyllë veprimtarinë e Speciales përmes një vendimi të zakonshëm.

Sipas Kelmendit, çdo ndërhyrje në statusin ose mandatin e kësaj gjykate duhet të respektojë Kushtetutën e Kosovës, legjislacionin në fuqi dhe detyrimet ndërkombëtare të vendit.

Ai ka rikujtuar se Gjykata Speciale dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar mbi një bazë juridike që përfshin marrëveshjen ndërkombëtare të ratifikuar nga Kuvendi, ndryshimin kushtetues të Nenit 162, si dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“Kuvendi i Kosovës duhet të veprojë. Megjithatë, për shkak të kuadrit juridik mbi të cilin janë themeluar këto institucione, Kuvendi nuk mund ta zhdukë Specialen thjesht me një vendim të zakonshëm. Çdo ndryshim i statusit apo mandatit të saj duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën, ligjin përkatës dhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Kelmendi ka vlerësuar se deputetët duhet të analizojnë kompetencat kushtetuese e ligjore të Kuvendit dhe të përcaktojnë procedurën institucionale për përfundimin e mandatit të Speciales, nëse për një veprim të tillë ekzistojnë kushtet juridike.

“Neni 162 përcakton se mandati vazhdon deri në momentin kur Këshilli i Bashkimit Evropian njofton për përfundimin e tij. Kuvendi duhet të shqyrtojë të gjitha kompetencat e veta kushtetuese dhe ligjore dhe të kërkojë rrugën institucionale për mbylljen e mandatit, nëse plotësohen kushtet juridike për këtë. Kjo gjykatë duhet të zhbëhet”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.


Shtuar 16.09.2026 14:45

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahispadişahbetjojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel