Etiketimi i kundërshtarëve si “spiunë” dhe “tradhtarë” para arrestimeve dhe vrasjeve – çfarë zbuloi gjykata në Hagë

Personat që shiheshin si kundërshtarë politikë etiketoheshin sistematikisht si “tradhtarë”, “spiunë” dhe “bashkëpunëtorë të Serbisë”, përpara se të privoheshin nga liria, të keqtrajtoheshin dhe, në disa raste, të vriteshin. Ky është një prej zbulimeve kryesore të përmbledhjes së aktgjykimit të shpallur së fundmi në Hagë.

Të lidhura

None found

Trupi Gjykues theksoi se, me përjashtime tepër të pakta, mungonin provat që personat e ndaluar të kishin kryer vepra penale, të ishin përfshirë në beteja apo të paraqisnin ndonjë rrezik real. Gjykata nënvizoi gjithashtu se nuk pati fakte bindëse që shumica e viktimave të ishin vërtet bashkëpunëtorë apo spiunë, ashtu siç pretendonin elementët e UÇK-së.

Sipas trupit gjykues, gjatë seancave të marrjes në pyetje, të arrestuarve u kërkohej llogari për vendin e tyre të punës, për raportet e dyshuara me forcat serbe, për arsyen pse nuk i ishin bashkuar radhëve të UÇK-së dhe përse dyshoheshin për spiunazh. Madje, njërit prej të ndaluarve i ishte kërkuar shpjegim se përse nuk gjendej në krah të Thaçit.

Lista e akuzave që u ngarkoheshin të arrestuarve përfshinte një sërë cilësimesh. Ata trajtoheshin si “bashkëpunëtorë të Serbisë”, “spiunë”, “tradhtarë”, si dhe “ushtarë të Rugovës”. Gjithashtu, etiketoheshin si mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, anëtarë ose simpatizantë të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dhe kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në disa raste, personave u imponohej të hartonin deklarata me shkrim dhe të denonconin emra të tjerë njerëzish që dyshoheshin si bashkëpunëtorë. Megjithatë, gjykata arriti në përfundimin se këto arrestime, në disa situata, mund të ishin motivuar nga hasmëri personale. Pavarësisht kësaj, anëtarët e UÇK-së i zyrtarizonin privimet nga liria pa kontrolluar fare burimin apo vërtetësinë e kallëzimeve. Pas kësaj, të ndaluarit cilësoheshin si spiunë ose bashkëpunëtorë, i nënshtroheshin keqtrajtimit dhe, në raste konkrete, ekzekutoheshin.

Kjo skemë u përshkrua nga Trupi Gjykues si pjesë përbërëse e të ashtuquajturës “luftë speciale”: një narrativë e paramenduar që i paraqiste kundërshtarët si bashkëpunëtorë të strukturave serbe ose si pengesë ndaj qëllimeve të UÇK-së. Sipas vlerësimit të gjykatës, ky tregim shërbente për t’i dhënë legjitimitet dhe shtysë dhunës së ushtruar kundër tyre.

Në veçanti, në shënjestër të kësaj narrative binin individë që lidheshin me forca të tjera politike dhe ushtarake, kryesisht me LDK-në dhe FARK-un. Po ashtu, në këtë kategori përfshiheshin edhe persona të dyshuar për lidhje me autoritetet serbe, si dhe anëtarë të komuniteteve rome dhe serbe.

Aktgjykimi i përket shkallës së parë dhe ndaj tij palët kanë të drejtën e ankimit.


sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisvaycasinojojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel