Adeyemi rrëfen fillimin e tij te Barcelona pas dy golave të jashtëzakonshëm

Karim Adeyemi është integruar në një kohë të shkurtër në skemat e Hansi Flickut dhe ka dhënë sinjale të forta që në ndeshjet e para me Barcelonën.

Të lidhura

None found

Sulmuesi gjerman ka gjetur rrjetën në dy takimet e fundit, ndaj Feyenoordit dhe Levantes, duke realizuar në të dyja rastet gola spektakolarë.

Pas suksesit kundër Levantes, Adeyemi foli për aksionin që i dha atij një tjetër gol, duke theksuar se reagoi pa e menduar gjatë.

“Gjithçka ndodhi në një çast dhe sinqerisht as unë nuk mund ta shpjegoj saktësisht se si. Kisha shumë distancë nga porta dhe nuk isha në një pozicion të favorshëm për të shënuar, ndaj duhej të reagoja menjëherë dhe të gjeja një zgjidhje”, deklaroi Adeyemi.

Ai shtoi se paraqitjet e tij më të mira vijnë kur nuk ngarkon veten me mendime dhe lejon që lëvizjet të rrjedhin natyrshëm.

“Besoj se kam ende mundësi të jap më shumë. Gjithsesi, më gëzon çdo minutë në fushë, çdo gol dhe çdo fitore që marrim”, u shpreh sulmuesi gjerman.

“Nëse arrij ta ndihmoj ekipin, kjo është edhe më mirë. Synimi ynë është t’i fitojmë të gjitha”, përfundoi ai.

Paraqitjet e fundit kanë bërë që Adeyemi të fitojë më shumë besimin e Flickut, ndërsa pritshmëritë për rolin e tij gjatë këtij sezoni janë rritur ndjeshëm.

Falë shpejtësisë, teknikës dhe aftësisë për të krijuar raste përmes aksioneve individuale, gjermani synon të shndërrohet në një prej elementëve kryesorë të sulmit të Barcelonës.


Shtuar 16.09.2026 13:25

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahispadişahbetjojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel