Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të dhënë sot nga Haga ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Të lidhura
None found
Bardhi e cilësoi vendimin të pabesueshëm dhe të papranueshëm, duke theksuar se ai përbën një goditje të rëndë jo vetëm për shqiptarët, por edhe për njerëzimin dhe botën demokratike.
Sipas tij, kjo padrejtësi nuk e dobëson kombin shqiptar, por e bën atë edhe më të fortë. Bardhi nënvizoi gjithashtu se askush nuk mund ta njollosë luftën e drejtë për lirinë e Kosovës dhe shprehu mbështetjen e tij të përhershme për UÇK-në.
