Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, teksa presin shpalljen e verdiktit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të lidhura
None found
Të pranishmit kanë me vete flamuj të UÇK-së dhe shprehen me shpresë e besim se vendimi i sotëm do të dalë në favor të ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Seanca përfundimtare në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku do të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë, fillon në orën 10:00.
Transmetimi televiziv jepet me 10 minuta vonesë.
