Nait Hasani, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, pret që sot ish-krerët e UÇK-së të dalin të lirë nga Dhomat e Specializuara.
Të lidhura
None found
Pranë objektit të gjykatës në Hagë, ai nënvizoi se çdo aktgjykim që nuk e liron Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin nuk shpreh një drejtësi autentike dhe është i patolerueshëm për Kosovën.
“Kemi ardhur për të mbështetur dhe ndjekur seancën gjyqësore ku sot shpallet vendimi. Jemi me emocione se këtu vendoset fati i të drejtës sonë, i lirisë dhe i UÇK-së. Shpresojmë që drejtësia t’u japë shokëve tanë të luftës lirimin. Çdo zgjidhje alternative mbetet politike dhe si e tillë e padrejtë dhe e papranueshme për ne”, theksoi Hasani.
