Juristët britanikë: Masat ndaj Izraelit nuk i përmbushin detyrimet e së drejtës ndërkombëtare

Mbi 130 ekspertë të së drejtës në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë 18 Këshilltarë të Mbretit, i kanë bërë thirrje qeverisë britanike të ashpërsojë masat kundër Izraelit. Sipas tyre, sanksionet në fuqi nuk janë të mjaftueshme që Londra të përmbushë detyrimet e saj ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Kërkesa është paraqitur në një letër drejtuar kryeministrit, ku mes nënshkruesve janë avokatët Michael Mansfield KC dhe Imran Khan KC, si edhe ish-gjyqtari i apelit Alan Moses. Ata i konsiderojnë masat e fundit britanike një hap të domosdoshëm, por “shumë më pak” nga sa kërkon vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) lidhur me pushtimin izraelit të territoreve palestineze.

Në opinionin këshillimor të vitit 2024, GJND-ja konstatoi se prania dhe politikat e Izraelit në territoret palestineze të pushtuara janë të paligjshme, duke kërkuar që pushtimi të marrë fund sa më shpejt që të jetë e mundur.

Gjykata përcaktoi gjithashtu se shtetet e tjera nuk duhet ta njohin si të ligjshme gjendjen e krijuar nga kjo prani dhe as të ofrojnë ndihmë apo mbështetje për vazhdimin e saj.

Sipas ekspertëve britanikë, zbatimi i këtyre detyrimeve kërkon ndërhyrje shumë më të gjerë sesa vetëm ndalimi i importeve që vijnë nga vendbanimet izraelite.

Ata kërkojnë që sanksionet të mos kufizohen te mallrat e prodhuara në këto vendbanime, por të përfshijnë edhe veprimtaritë ekonomike dhe institucionet që, sipas tyre, mund të ndihmojnë në vijimin e pushtimit.

Vendosja e një embargoje të plotë të armëve ndaj Izraelit përbën një nga kërkesat kryesore të paraqitura në letër.

Për ta mbështetur këtë kërkesë, nënshkruesit citojnë nenin 6(3) të Traktatit të Tregtisë së Armëve. Kjo dispozitë ndalon transferimin e armatimeve kur një shtet është në dijeni se ato mund të përdoren për kryerjen e krimeve të caktuara ndërkombëtare.

Juristët propozojnë gjithashtu shtrirjen e sanksioneve britanike në fusha të tjera, përfshirë sigurimet, shërbimet e kontabilitetit dhe infrastrukturën dixhitale.

Një tjetër kërkesë është që qeveria të deklarojë publikisht se institucionet publike të Mbretërisë së Bashkuar, fondet e pensioneve dhe fondi sovran i vendit nuk kanë investime në vendbanimet izraelite.

Në letër theksohet se masat aktuale mbeten të pamjaftueshme po të krahasohen me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës. Këto të fundit përfshijnë një spektër më të gjerë strukturash ekonomike që mbështesin veprimet e konsideruara të paligjshme.

Ralph Wilde, profesor i së drejtës ndërkombëtare në University College London dhe një nga hartuesit e dokumentit, e përshkroi pranimin nga Mbretëria e Bashkuar të paligjshmërisë së pushtimit si një kthesë të rëndësishme në politikën britanike.

Megjithatë, Wilde vlerësoi se fokusi nuk duhet të mbetet vetëm te vendbanimet dhe kolonët.


Shtuar 15.09.2026 19:37

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahissupertotobetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibomgooglezbahis